Tentohet për herë të parë të vidhet banka në polin e veriut
Një turiste ruse (29) u përpoq të vidhte një bankë në qytetin norvegjez të Longjerbjaen, që ndodhej në arkipelagun Svalbard pranë Polin e Veriut, nga i cili mund të largohesh vetëm me aeroplan.
Longerbjaen është vendosur në arkipelag Svalbard në Oqeanin Arktik dhe ka rreth 2.000 banorë. Rreth 3,000 arinj polare jetojnë në këtë arkipelag, raporton Aftonbaldet.Turistja e re hyri në bankë e armatosur me një pushkë dhe kërkoi 7,000 dollarë nga zyrtarët. Ajo nuk ka marrë parasysh se ndodhet në një vend të vogël ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin.
Në Longerbjön, çdo vendas dhe madje edhe turistët mund të mbajnë armë për shkak të numrit të madh të arinjve polare. Hajdutja u arrestua së shpejti dhe u transferua në Tromsë, në pjesën kontinentale të Norvegjisë ku do të merret në pyetje. Longerbjaen është ndryshe qyteti më i veriut në botë dhe deri tani nuk ka pasur asnjëherë grabitje në këtë vend.