Tentativë grabitjeje të “Raiffeisen Bank”-s në Klinë, përdoret eksplozivi
Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank”-ën e Klinës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Indeksonline.
Në një video që ka dërguar një lexues i Indeksonlinet dëgjohet alarmi i kësaj banke.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në orën 4:40.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodrani Nikqi, ka thënë për Indeksonlinen se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës, disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Nikqi.
Sipas tij policia është duke i punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Ndërsa ende nuk dihet se a kanë vjedhur para në këtë bankomat./Indeksonline/