75 Mall Live Search
13:20 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tentohet thyerja e kutive të votimit në Kamzë, ndërhyn policia

Një person ka tentuar të thyejë kutitë e votimit në Kamzë.

Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar personin që tentoi të thyejë kutitë.

Nuk dihet ende identiteti i të ndaluarit, por burimet e Top Channel bëjnë me dije se ai është një militant i PD-së.

Më herët, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu deklaroi se nuk do të ketë dhunë.