75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 06 Maj 2024 / k.v

Tentohet t’i digjet vetura një personit në Leposaviq

Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse, transmeton IndeksOnline.

“ZJARRVËNJE- Leposaviq 05.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar ti djegin veturën e tij. Njësit policore si dhe eksperti i zjarrit kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/