75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 30 Korrik 2021

Tentoi ilegalisht t’i kalonte 2 lopë, ndalohet nga Policia kufitare, e gjedhet konfiskohen nga Dogana

Një 47 vjeçar kishte tentuar të kalonte ilegalisht dy gjedhe, por se ai ishte ndaluar gjatë patrullimin mobil të Zyrtarëve Policor Kufitar të SPMK Zheger në rrugën Smir-Kabash.

Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Kosovës, ai me vete po tërhiqte edhe një rimorkio pa tabela e në të cilën barte dy gjedhe të cilat as nuk i kishin matrikulat që përputheshin me gjedhet.

Në anën tjetër IndeksOnline mëson se gjedhet janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtat kanë vlerën e mbi 2 mijë eurove./IndeksOnline/