Tentoi ta dëmtonte varrin e babait, sulmon policinë në Skenderaj

Një incident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Skenderaj, ku një person me të meta psikike ka sulmuar zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime njërit prej tyre.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari – një mashkull kosovar – fillimisht ka tentuar të dëmtonte varrin e babait të tij dhe më pas ka sulmuar efektivët e policisë që kishin ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Për pasojë, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/