75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / FR

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, arrestohet shtetasi maqedonas

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar mëngjesin e së shtunës nën dyshimet për dhënie ryshfeti.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës shtetasi maqedonas  kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor me qëllim të shpejtimit të procedurës në pikë-kalimin kufitar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.