75 Mall Live Search
16:19 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Tentoi ta mashtronte doganën, Inicohet procedurë kundërvajtëse

Me datë 27.08.2025, në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë, është paraqitur për zhdoganim një dërgesë që përmbante tekstil, me vlerë të përgjithshme prej 22,740.00 euro.

“Pas selektimit dhe kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar deklarim të pasaktë të sasisë së mallit në një nga emërtimet e paraqitura, ku është zbuluar një sasi prej 102,300 copë të padeklaruara, me vlerë doganore prej 16,386.50 euro. Si rezultat, është konstatuar shmangie nga detyrimet doganore në vlerë prej 4,883.17 euro”, thuhet në njoftimin e doganës.

Aty thuhet se duke u bazuar në dispozitat e nenit 244 të KDAK, Dogana ka iniciuar procedurë mbi kundërvajtje ndaj importuesit, për shkak të deklarimit të pasaktë të sasisë, peshës dhe paketimit të mallit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit dhe zbatimin e ligjit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për shmangie të detyrimeve doganore.