Tentoi ta rrëzojë nga pushteti, mbreti jordanez fut në arrest shtëpiak vëllaun

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II ka folur për herë të parë pasi vëllau i tij tentoi ta rrëzoj nga pushteti.
Mbreti u dërgoi një letër jordanezëve duke rënë dakord me rekomandimin për të kufizuar kontaktet, vendbanimin dhe lëvizjet e Princit Hamzah.
Ai e ka vendosur në arrest shtëpiak vëllaun, Princin Hamzah bin Hussein, transmeton Indeksonline.
Mbreti ka thënë se sjellja e princit nuk është e denjë për vendin tonë apo familjen tonë, si dhe nuk ka kohë për të humbur duke u marrë me peripecitë dhe synimet e Princit Hamzah.
Princi Hamzah është djali i mbretit të ndjerë Hussein të Jordanisë dhe gruas së katërt Mbretëresha Noor.
“Sa do të doja që Princi Hamza të kishte jetuar më shumë me babain tonë Husein, për të mësuar prej tij vlerat e udhëheqjes dhe parimet e qëndrueshme”, ka thënë mbreti./Indeksonline/