75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / F.R

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuar, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Autoritetet policore greke kanë nisur një kërkim për arrestimin e 64-vjeçarit shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi ndryshe në shtëpinë e saj në Kypseli.

Incidenti u filmua, ndërsa imazhet tregonin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit.

Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar.

Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën nga vajzat e saj. Pas kësaj, ajo e goditi me tigan, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke e goditur me grushte, ashtu siç bëri me vajzën tjetër të saj. Pastaj nëna e vajzave mori një thikë dhe filloi ta ndiqte, ndërsa shqiptari u largua.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës, ndërsa Policia po u bën thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë shërbimet kompetente.