Tentoi të fuste marihuanë brenda Burgut të Dubravës, kapet nga policia
Për veprën penale posedim i substancave narkotike, një person është arrestuar të mërkurën në orën 14:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin, derisa ai dyshohet se ka tentuar të fuste substancë narkotike brenda burgut, përcjell Indeksonline.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull amerikan/shqiptar pasi tek ai është gjetur dhe është konfiskuar një sasi me substance narkotike marihuanë, i cili përmes vizitës te një i burgosur ka tentuar të fuste substancë narkotike brenda burgut. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe i është konfiskuar pasaporta”./Indeksonline/