75 Mall Live Search
12:41 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë dërguar një person për kontroll në vijën e dytë, ku i janë gjetur 240 mijë euro të padeklaruara.

Dyshimet, sipas Policisë, kanë nisur gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi.

“Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, tha Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.