Tentoi të kontrabandonte naftë nga Kosova në Shqipëri, vihet në pranga 55-vjeçari
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K.D., 55 vjeç, banues në Kukës.
Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme./IndeksOnline/

