Tentoi të manipulonte me mostra për uniformat e policisë, ndëshkohet kompania (Dokument)

Tendenca për ndërhyje në mostra, në tenderin furnizim me uniforma policore, ka bërë që operatori ekonomik “Info Global BV” të futet në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) duke i’u pamundësohet pjesëmarrja në tenderë publik për 1 vit.
Policia e Kosovës përmes zyrës së prokurimit i kishte kërkuar OSHP-së që të gjithë operatorët ekonomik pjesmarrës në këtë tender t’i fusë në listën e zezë si: ”Poligoni i shenjëtarisë Katana & Sen El Konfeksiyon Tekstil Taahut San & Info Global BV”, diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurim dhe të vendosen në listë të zezë për periudhën 1-vjeçare.
Por OSH-ja e ka refuzuar kërkesën për operatoratorët ekonomik Sen El Konfeksiyon Tekstil Taahut San, Poligoni i Shënjestrës Katana dhe e ka vendosur vetëm Info Global BV dhe ai vendoset në listë të zezë për një periudhë prej 1 viti nga data 10.04.2026 deri më 09.04.2026.
