75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 01 Tetor 2024 / AR

Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat

Britney Spears i dogji qerpikët dhe vetullat gjatë ndezjes së oxhakut rreth gjashtë muaj më parë. Një pjesë e flokëve të saj mori flakë gjithashtu. Këtë e ka ndarë këngëtarja përmes një mesazhi në Instagram Stories.

Në një video, Spears tregon se ndezjen e oxhakut zakonisht ua lë rojave të saj të sigurisë, por këtë herë e ka provuar vetë, transmeton Indeksonline.

“Shpërtheu në fytyrën time”, tha ajo për zjarrin, i cili ia dogji qerpikët dhe vetullat. Sipas këngëtares, fakti që i morën flakë edhe flokët, duket ende si ‘top’.

Këngëtarja ka thënë më tej se do të shkonte në urgjencë pasi i dhembtte shumë fytyra. “Më dhemb të prek telefonin tim, më dhemb të vendos akull në fytyrën time”, tha Spears.

Pas rreth gjashtë deri në shtatë orë, këngëtarja vendosi të merrte tre qetësues dhe të flinte. “Gjithçka është në rregull tani. Gjëra të tilla ndodhin”, përfundoi ajo./Indeksonline/