Tentoi t’i ikë Policisë në Prishtinë, bën “lëmsh” trafikun, përplas katër vetura e rrezikon këmbësorët

Ikja nga Policia e Kosovës, një personi në Prishtinë i kushtoi me aksident në trafik.
Ngjarja ndodhi minuta më parë te vendi i quajtur Rruga e Rekës, shkruan Indeksonline.
Sipas qytetarëve, gjatë ikjes nga Policia, një person përplasi katër vetura dhe rrezikoi këmbësorët.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Indeksonline ka siguruar pamje teksa arrestohet ai person:
Indeksonline është në pritje të deklaratës së Policisë lidhur me rastin.