Tentoi t’i vras dy persona në Carrabreg, gjykata ia cakton masën e paraburgimit
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.T, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se: Me datë 03.12.2018, në kafiterinë “Grand Jerina”, në fshatin Carrabreg, Komuna Deçan, me dashje dhe për motive ende të panjohura tenton t’i provoj nga jeta të dëmtuarit B.D dhe N.D.
Me këto veprime i pandehuri A.T dyshohet se ka kryerveprat penale vrasje e rëndë në tentative dhe mbajtja në pronësi, kontroll apoposedim të paautorizuar të armëve.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit nëkohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka tëdrejtë ankese në Gjykatën e Apelit.