75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në polici se dikush ka te tentuar t’ia vë flakën veturës së tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Pejë dhe ankuesit është person zyrtar, raporton IndeksOnline.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë/30.05.2025-23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar te panjohur kanë tentuar që ti vene zjarrin veturës se tij, pasi që në vendin e ngjarjes është vërejtur aromë benzine . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/