Tentoi t’u jepte ryshfet policëve, arrestohet një person në Lipjan

Një shofer u ndalua dje në Lipjan pasi kishte shkelur rregullat e komunikacionit.
Ai, për të mos iu shqiptuar tiketa për kundërvajtje në trafik, tentoi t’ua jepte 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë.
Ai është arrestuar nga policia, shkruan Indeksonline.
“Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim policor.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”./Indeksonline/