Tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin, tri femra dërgohen në karantinë

Njësiti policor gjatë patrullimit afër pikës kufitare
“Vermicë”, ka hasur dhe ndaluar tri femra kosovare duke kaluar ilegalisht
kufirin nga territori i Shqipërisë për në Kosovë.
Sipas policisë, të dyshuarat janë hasur afër vendit të
quajtur foleja e Shqiponjave.
Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, me rekomandim
të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të
rregullt dhe të njëjtat pas procedurave janë dërguar në karantinë.