75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy të dyshuarit që tentuan të kidnapojnë një person në Prizren

Indeksonline publikoi dje një video, ku shiheshin dy persona duke tentuar të kidnapojnë një person në rrugën e Tiranës në Prizren.

Sot policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit, cilët dyshohet se kishin tentuar të fusin me dhunë një person tjetër në veturë.

“Dy të dyshuarit meshkuj K-Shqiptar janë arrestuar pasi që kanë tentuar me forcë ta fusin në veturë viktimën mashkull K-Shqiptar, por zyrtaret policor e kanë ndaluar një veprim të tillë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/