75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tentojnë të vjedhin nënën dhe fëmijën, i dalin në ndihmë disa ndërtimtarë (Video)

Dy motorist tentojnë të vjedhin nga një nënë e cila ishte duke ecur me vajzën e saj tre vjeçare, duke i kërkuar asaj stoli.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në jug-perëndim të Londrës.

Aktorja Amanda Holden kumtoi këtë lajm duke bërë thirrje edhe për informacione shtesë rreth incidentit, i cili ndodhi jo larg shtëpisë së saj në Richmond.

Pamjet tregojnë katër burra të cilët kanë ardhur në këtë lagje, e cila konsiderohet si lagje e pasur, ku shtëpisë kushtojnë për më shumë se 3 milionë dollarë.

Të gjithë të veshur me të zeza, dy nga burrat pastaj hidhen në “aksion” për të pritur deri sa të vije dikush.

Rastisë të jetë një grua me fëmijën e saj të cilës iu afruan ata dhe  sipas informacionit të policive, ata i kërkuan stoli, madje ajo ka raportuar se ata i kanë treguar edhe armën që mbanin në bel.

Me këtë rast gruaja reagon duke e marrë  vajzën e saj në dorë dhe vrapon në anën tjetër të rrugës.

Aty ishte duke kaluar një kamion me disa punëtorë ndërtimi, të cilët ndaluan mjetin dhe dolën për të ndjekur nga pas hajnat.

Por ata arritën të arratisen.

Policia ende nuk di identitetin e tyre./Indeksonline/