11:28 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Tentativë për grabitjen e një bankomati, në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se në orët e mëngjesit të ditës së hënë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë ta grabisin bankomatin e një banke.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.