11:09 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tenton ta kalojë kufirin ilegalisht, duke kontrabanduar lopë, policia ia konfiskon ato

Policia e Kosovës, mëngjesin e djeshëm ka hasur në një automjet i cili po dyshohej se po kantrabandonte kafshë, në Podujevë.

Policia e ka ndaluar të dyshuarin dhe pastaj ia ka konfiskuar kafshët dhe automjetin.

Podujevë 19.11.2019 – 09:00. Policia ka gjetur një kombi me targa lokale në të cilin kishin qenë dy krerë lopë, të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar. Kafshët dhe automjeti janë konfiskuar. /IndeksOnline/