75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tenton ilegalisht të fus në Kosovë nga Serbia 50 kg këpurdha të terura, ja konfiskon policia

Njësiti policor në Leposaviq, kanë ndaluar  afër vijës kufitare veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me atë veturë në mënyrë ilegale  jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Policia njofton se i dyshuari në veturë kishte pas rreth 50 kg këpurdha të terura të cilat i kishte kontrabanduar.

Vetura së bashku me mallrat është dërguar në stacionin policor Leposaviq, ndërsa me mallrat do të merret Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.