Tentativa për t’u arratisur nga burgu për herë të dytë, i dështon
Një i burgosur ka tentuar që të arratisej nga burgu i Peqinit dhe ai është Gëzim Toma.
Toma është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka vrarë komshiun e tij pasi e akuzonte për vjedhjen e druve. Ai është arratisur një herë nga burgu i Drenovës më 2013, por u arrestua vetëm gjashtë ditë më pas në Greqi.
Toma kishte tentuar që të priste hekurat e qelisë, por është ndaluar në kohë nga policia e burgut.