Tenton ta godas me veturë, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Është arrestuar një person në Malishevë pasi që dyshohet se derisa ishte duke e drejtuar veturën, kishte tentuar ta godiste me të një mashkull, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
Dyshohet se rasti ka të bëjë për shkak të një konflikti të mëhershëm, i cili është në procedurë gjyqësore.
Viktima ka arritur t’i shmangej goditjes dhe nuk ka pësuar lëndime, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/