75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tenton ta mashtrojë për vizë, viktima e paraqet në polici

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që ai dyshohet se kishte mashtruar një viktimë, duke i premtuar se do t’ia rregullonte dokumentet për marrjen e vizës.

Por viktima menjëherë pas dyshimit se është mashtruar, ka njoftuar policinë, derisa nga policia bëjnë të ditur se me rastin po merret prokurori kujdestar.

Raporti i plotë:

Rr. “Nënë Tereza” -Fushë Kosovë 10.12.2019, 16:10. Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se është mashtruar nga një i dyshuar mashkull shqiptar për rregullimin e vizës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.  /IndeksOnline/