75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 13 Mars 2023 / k.v

Tenton ta vras gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Dibra” në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.

Një person për motive ende të panjohura ka tentuar ta godas me sëpatë gruan e tij.

Policia me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe ka vënë në pranga burrin e dyshuar.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar policinë që ndaj të dyshuarit të hapet rast për vrasje në tentativë.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/