08:54 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tenton ta vrasë, godet me veturë viktimën në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti me veturën e tij thuhet të ketë goditur qëllimisht viktimën, shtetas i Shqipërisë.

Viktima në fjalë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

I dyshuari në këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/