75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Tenton të dalë nga komuna e Klinës, arrestohet nga policia

Në Pejë dje rreth orës 18:35 është arrestuar një person, banor i një fshati të Klinës.

Të njëjtit, policia ia kishte bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës. 

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/