11:30 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tenton të ju ikë me biçikletë, kur e zënë sulmon policinë

Në fshatin Dobrushë të Istogut, një çiklist kishte sulmuar fizikisht policët, pasi ata e kishin zënë, në kohën që ai tentonte t’ju ikte me biçikletë policisë.

Sipas njoftimit, çiklisti po lëvizte i kapur për një rimorkio dhe kishte penguar dhe rrezikuar zhvillimin e trafikut.

Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka takuar çiklistin  dhe në shenjën për ndalim i dyshuari nuk është ndaluar, por ka filluar të ikë arave.

Policia ka arrit ta ndal  të dyshuari mashkull K/Shqiptar, por i njëjti ka filluar t’i sulmojë fizikisht policët.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/