21:26 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tenton të vetëvarët një i paraburgosur në Prizren

Një i paraburgosur në Burgun e Prizrenit ka tentuar të vetëvarët në dhomën e tij. Rasti ka ndodhur me datë 6 qershor, pasmesnatës, raporton Indeksonline.

Jeton Kabashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se i paraburgosuri me inicialet M.Q., ka tentuar te vetëvaret në dhomën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Mirëpo sipas Kabashit, me ndërhyrjen me kohë të stafit është parandaluar dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore për të u dërguar me pastaj për trajtim dhe kontrollim edhe në spitalin e Prizrenit.

“I paraburgosuri para incidentit nuk ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ka qene i angazhuar edhe në punë me aprovim të gjykatës brenda këtij institucioni”, ka thënë zëdhënësi i ShKK-së./Indeksonline/