10:27 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Tenton të vjedhë para nga bankomati duke ndërhyrë në sistem kompjuterik, pranga të dyshuarit

Njësiti kundër Krimeve Kibernetike ka arrestuar një person në Prishtinë i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare.

Arrestimi ka ndodhur në kryeqytet të enjten në ora 05:00, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet rasti i veprës penale “prodhimi, posedimi dhe tentativa e pa autorizuar – hyrje në sistemet kompjuterike”./IndeksOnline/