10:27 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020

Tenton t’i grabisë paratë e pensionit, gjyshi 77-vjeçar i jep një mësim të riut

Një i moshuar ishte duke tërhequr në një bankomat paratë e tij të pensionit, kur një djalë i ri iu afrua duke e kërcënuar t’i dorëzonte të gjitha të hollat.

Në videon e bërë virale shihet i moshuari 77-vjeçar, i veshur me një kapele të sheshtë dhe syze duke dalë nga makina e tij dhe duke u afruar në drejtim të bankomatit, që ndodhej pranë një supermarketi në zonën Roath të Cardiff. Pasi mori të gjitha paratë e pensionit mujor, pranë tij afrohet një djalë i ri dhe e kërcënon që t’ia dorëzojë të gjitha paratë dhe kartën e kreditit.

Gjyshi hezitoi t’i bindej urdhrave të agresorit dhe vendosi të luftonte me grushte me të. Ai arriti që ta godiste atë dhe në pamje shihet grabitësi që përpiqet t’i shmanget duke mos i bërë dot ballë zemërimit të të moshuarit. Nga kundërshtimi i 77-vjeçarit i riu doli duarbosh.

Me anë të një njoftimi zyrtar policia lokale u shpreh se grabitësi ka mundur që të arratiset nga vendi i ngjarjes, por policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.

Mos i humb