Tentuan ta sulmonin në Klinë, personat me të cilët kishte mosmarrëveshje para disa viteve

Viktima kosovar ka raportuar se derisa ishte duke shkuar në shtëpi me veturën e tij ka hasur dy të dyshuarit kosovar me biçikleta, të cilët kanë tentuar që ta sulmonin, por i njëjti kishte vazhduar rrugën dhe ishte larguar.
Me të njëjtit të dyshuar kishte pasur një mosmarrëveshje para disa viteve.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/