75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Tentuan të ikin nga lufta, katër ukrainas vriten nga ushtarët rusë

Katër civilë janë qëlluar për vdekje dhe një është plagosur teksa përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Kreminës.

Kështu ka deklaruar kreu rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai, shkruan BBC.

Ai tha se ushtria ruse hapi zjarr ndaj një civili që po përpiqej të largohej vetë me një makinë.

Edhe sot janë mohuar korridoret humanitare për civilët ukrainas, pasi Ukraina dhe Rusia nuk u dakorduan.

Haidai paralajmëroi civilët që të mos dalin në rrugë.

“Mos dilni nga strehimorja. Mos u përpiqni të largoheni vetë nga Kremina! Është e rrezikshme!”

Ai tha se rusët kanë marrë nën kontroll qytetin dhe luftimet po vazhdojnë, duke shtuar se evakuimi nga qyteti nuk është më i mundur.