Tentuan të iknin nga Qendra Korrektuese, por kapen nga policia
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.
Mirëpo reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.
Sipas informatave lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që t’i kapnin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.

