75 Mall Live Search
17:01 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gj. Sh

“Tentuan të më vri*nin, por dështuan”, presidenti iranian: Izraeli u përpoq të bombardonte zonën ku unë po mbaja një takim

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha në një intervistë të publikuar në mediat sociale të hënën se Izraeli, i cili muajin e kaluar zhvilloi një luftë 12-ditore me Iranin, u përpoq ta vriste atë.

“Po, ata u përpoqën. Ata vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, tha Pezheskian duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit amerikan, Tucker Carlson.

“Nuk ishin Shtetet e Bashkuara që qëndronin pas atentatit ndaj meje. Ishte Izraeli. Isha në një takim, ata u përpoqën të bombardonin zonën ku po zhvillohej takimi”, tha ai, pa specifikuar nëse atentati që ai zbuloi ndodhi gjatë luftës me Izraelin.

Në një tjetër intervistë, Pezheskian theksoi se vendi i tij “nuk ka problem” me rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht bombardimeve amerikane të disa objekteve bërthamore gjatë luftës midis Republikës Islamike dhe Izraelit në qershor.

“Ne nuk shohim ndonjë problem me rifillimin e negociatave”, tha Pezeshkian. Megjithatë, ai shtoi se ai pyet veten se si Irani mund t’u “besonte” sërish Shteteve të Bashkuara.