75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / A. M.

Tentuan të shkojnë nga Prishtina në Bruksel me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq

Pasditen e djeshme dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

Të njëjtit me dokumente të Greqisë që dyshohet se janë të falsifikuara kanë tentuar të udhëtojnë nga Prishtina për në Bruksel, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.