Tentuan të vjedhin kabllon e rrymës, lëndohet njëri prej hajnave

Tre të dyshuar kanë tentuar të vidhnin një kabllo elektrike në ish- ndërmarrjen “Elektromotori”, në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se rasti i tentativës së vjedhjes ka ndodhur të shtunën në orën 23:00, në rrugën “Gasper Karaqi”, transmeton IndeksOnline.
“Gjatë tentativës së vjedhjes, nga rryma elektrike është lënduar njëri nga të dyshuarit, i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor”, kanë thënë në polici.
Me vendim të prokurorit, rasti i ka kaluar gjykatës me procedurë të rregullt./IndeksOnline/