Tentuan të vjedhin kasafortën me para në “KEDS”, policia i arreston

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë, në tentativë.
Policia ka identifikuar tre persona me dyshimin se të njëjtit kanë hyrë në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para.
“Fsh.Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2021-02:30. Njësiti i hetuesisë, më 19.04.2021, kanë identifikua dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/