75 Mall Live Search
09:41 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Tentuan t’i korruptojnë policët në Vërmicë me 10 euro, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi tentuan të korruptojnë zyrtarët policorë.

Të dy ata janë dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 16.05.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PKK Vermicë 16.05.2025-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti i ka ofruar 1000 lekë zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.