75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Tentuan t’i korruptonin zyrtarët policorë, arrestohen një shtetas shqiptar dhe një malazez

Dy perosna janë arrestuar për tentativë dhënie ryshfeti në pikat kufitare Vërmicë dhe Qafë-Morinë.

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, një shtetas i Malit të Zi ka tentuar t’u ofronte mito zyrtarëve policorë ku menjëherë është arrestuar dhe i janë konfiskuar paratë dhe dokumentet e udhëtimit.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi, pasi që ai, në hyrje me automjet-kamion gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtarëve policorë u ka ofruar mito. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha, dokumenti i udhëtimit dhe libreza e kamionit i janë konfiskuar për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti i njejtë ka ndodhur edhe në Pikëkalimin kufitar në Qafë-Morinë, ku është arrestuar një shtetas i Shqipërisë.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, në hyrje me veturë gjatë kontrollimit të dokumenteve, për shkak të mosplotësimit të kushteve për kalim kufiri, zyrtarëve policor u ka ofruar mito. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha vetura, dhe libreza e veturës i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /IndeksOnline/