10:36 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tentuan t’i vjedhin shiritat transportues të thëngjillit në KEK, arrestohen dy persona

Dje nga njësitet policore të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.

Të dyshuarit janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë), ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.

Personave të arrestuar:

  • N. B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
  • A. R, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sipas njoftimit të Policisë, atyre u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste të natyrës së njëjtë. (vjedhje, vjedhje të rënda, etj )./Indeksonline/