75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Tentuan t’ia grabisin zinxhirin nga qafa, pranga dy personave në Vushtrri

Policia në Vushtrri është njoftuar nga një person se në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri dy persona kanë tentuar ta grabitin.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur gjatë vikendit.

Sipas deklaratës së viktimës bëhet e ditur se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë goditur atë, të cilit duke tentuar t’ia grabisin një zinxhir ari nga qafa, i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Veprimet e para hetimore ishin orientuar në bazë të përshkrimit të të dyshuarve nga ana e viktimës, ku më pas është identifikuar dhe është arrestuar njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar një motoçikletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor, ku hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar.