Tentuan ta vjedhin shtëpinë e Ancelottit, vajza e tij u përballë me hajnat

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, thuhet se disa persona të maskuar kanë tentuar ta vjedhin shtëpinë e trajnerit të Evertonit, Carlo Ancelottit.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Merseyside përmes një komunikate për media.
Merseyside konfirmon se “një kasafortë u vodh në një vjedhje në Crosby të Premten në mbrëmje (12 Shkurt)”.
“Hajdutët u përshkruan si të veshur me rroba të zeza të papërshkueshme nga uji, ndoshta me shkrime të bardha dhe me rrokulla të zeza. Banorët e shtëpisë ishin të padëmtuar. ”
“Liverpool Echo” raporton se Ancelotti nuk ishte i pranishëm gjatë aksionit të tyre, por që vajza e tij trembi hajdutët.