Teoria e “Melania-s së rreme” po përhapet sërish në Internet, ky është detaji
Një nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit, ajo për “Melania-n e rreme”, ka pushtuar përsëri Internetin pasi Donald dhe Melania Trump u kthyen në Uashington.
Presidenti amerikan (79) dhe gruaja e tij (55) zbarkuan të dielën në mbrëmje pas pushimeve në Florida dhe një detaj mjaftoi për të shkaktuar një ortek komentesh, transmeton Indeksonline.
Për ata që nuk janë të njohur me këtë teori, ajo pretendon se presidenti Donald Trump ndonjëherë e zëvendëson gruan e tij Melania me një sozi gjatë paraqitjeve publike.
Ndërsa nuk ka prova që e mbështesin këtë dhe vetë Trump më parë i ka hedhur poshtë pretendime të tilla si “lajme të rreme”, ndjekësit analizojnë pamjet dhe fotografitë, duke përmendur ndryshimet në sjellje ose aksesorët e modës që errësojnë fytyrën si prova të supozuara.
Këtë herë, shkaku për diskutim ishin syzet e mëdha të diellit që Melania mbante naten.
Shumë njerëz në X pyesnin veten pse zonja e parë do të mbante syze dielli natën. “Ajo është një Melania e rreme, prandaj duhet të mbajë syze të errëta kur jashtë është errësirë e plotë”, shkroi një person.
Një tjetër shtoi: “Fytyra e saj është ndryshe. Gjuha e trupit ndryshe, flokët ndryshe, Melania nuk i rrokullis flokët”.
Megjithatë, duhet theksuar se Melania Trump është një adhuruese e njohur e syzeve të diellit dhe kjo nuk është hera e parë që i ka mbajtur ato në mbrëmje. Një shpjegim i mundshëm është numri i madh i kamerave dhe bliceve që i pritën teksa dilnin nga avioni, siç theksoi një komentues: “Duket se ka shumë kamera dhe drita që ndizen, duken shumë të ndritshme”./Indeksonline/


