Ter Stegen mban fjalim para ndeshjes miqësore: Jemi më të mirët, jemi pajtuar me klubin…!

Skuadra e Barcelonës sonte zhvillon miqësore ndaj Comos.
Para ndeshjes, portieri gjerman, Ter Stegen mbajti një fjalim emocionues për problemet e fundit që pati me klubin, shkruan Indeksonline
“Ishte e rëndësishme të zgjidhnim situatën midis meje dhe klubit. Tani, duhet të shohim përpara.
“Me këto nënshkrime, mendoj se do të jemi më të mirë.
“Falë Hansit dhe stafit të tij, ata kanë rikthyer një futboll me performancë të lartë nga i cili kemi përfituar shumë”, u shpreh Ter Stegen
Kujtojmë që Ter Stegenit i është hequr shirti i kapitenit për shkak të këtyre problemeve./Indeksonline/