75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ter Stegen po i sjell telashe Barcelonës, nuk dëshiron të largohet, refuzon ofertën nga Monaco

Marc Andre Ter Stegen nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Portieri gjerman humbi vendin e titullarit sezonin e kaluar, pasi Barcelona nënshkroi me Szczesny, derisa e ka derën e hapur për largim gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Marca”, Ter Stegen ditën e sotme ka refuzuar një ofertë nga skuadra franceze, Monaco.

Me ardhjen e Joan Garcia, numri i portierve te Barcelona ka shkuar nè katër, pasi aty është edhe Inaki Pena.

Por derisa ai po shqyrton ofertat për largim, Ter Stegen po heziton të largohet ku synon të konkurojë për vendin e titullarit, e kjo duket pak e vështirë.

Sipas gazetës franceze ”L’Equipe”, Monaco synon të përforëcohet në fazën mbrojtëse pasi do të luaj në Champions League, dhe Ter Stegen do të ishte portieri ideal.

Kjo po ashtu do të ishte një mundësi e mirë për gjermanin, i cili dëshiron të luaj në Kupën e Botës 2026, por nëse nuk është aktiv, atëherë do të kishte probleme të merr ftesë nga Kombëtarja Gjermane.

Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028, por nga klubi katalanas janë të sigurt se ai do të largohet gjatë afatit kalimtar veror./IndeksOnline/